Friday, October 11, 2024

Drejtësi shqiptare në grupet e Europa League/ Juxhin Xhaja do të gjykojë ndeshjen Alkmaar-Elfsborg

Arbitri shqiptar, Juxhin Xhaja do të vendosë drejtësi në ndeshjen e Europa League mes AZ Alkmaar dhe Elfsborg.

Dy ndihmësit e Juxhin Xhajës dhe arbitri i katërt do të jenë sërish shqiptarë. Arbër Pema dhe Rejdi Avdo janë asistentë në këtë takim, ndërsa Albert Doda është përzgjedhur arbitër i katërt.

Ndeshja AZ Alkmaar – Elfsbord do të luhet të mërkurën më 25 shtator në stadiumin “AFAS Stadion”, në orën 18:45.

“Juxhin Xhaja, asistentët Arbër Pema e Rejdi Avdo, si dhe Alber Doda si arbitër i katërt do të vendosin drejtësi në ndeshjen AZ Alkmaar-Elfsborg, në grupet e UEFA Europa League”, thuhet në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FSHF (@fshforg)

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë