Friday, October 11, 2024

Bayern shkatërron Dinamo Zagreb/ Bavarezët rekord në Champions, 9 gola në një ndeshje

Në një mbrëmje ku Bayern është stërvitur dhe madje ka kaluar edhe tenisin duke praktikuar një tjetër sport, fitore 9-2 ndaj Dinamos së Zagrebit, Harry Kane ka thyer rekordin e legjendes se futbollit anglez, Rooney, për më shumë gola në Champions League (31) nga një lojtar anglez.

Në fakt, sulmuesi i ekipit gjerman, sigurisht, falë edhe 3 penalltive që goditi dhe i ktheu në gol, nënshkroi një “poker” personal!

Bayern Munchen e nisi ndeshjen direkt në pjesën e parë në dishezë, duke shënuar tri gola, pikërisht me Kejn të parin dhe duke vazhduar më pas me Guerreiro dhe Olie.

Por, në pjesën e dytë, ndoshta edhe nga përgjumja e ekipit te Kompany, Dinamo e Zagrebit shënoi dy gola të shpejtë duke i dhënë kështu sinjal vendasve qe ndeshja nuk kishte mbaroi.

Dhe kështu, rinisin golat dhe rinis Harry kane duke shënuar tri gola me penallti, ku në mes ishte edhe goli i Olise, ndersa festivali vazhdoi me Leroy Sane që realizoi golin e 8 për ekipin gjerman dhe kishte kohe dhe minuta edhe për golin e nëntë të shenuar nga Leon Goretzka qe u rikthye me ekipin, pasi mbeti jashtë për shkak se ishte në merkato.

Standings provided by Sofascore
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë