Friday, November 22, 2024

Bardhi akuza Gjiknurit: Udhëtoi 15 herë me Mirel Mërtirin, pushime në shtëpinë e tij në Maltë

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzoi ish ministrin e Insrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri për lidhje me skemën mafioze sipas tij të inceneratorëve.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Parlament, Bardhi tha se Gjiknuri ka udhëtuar me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin 2 herë brenda 1 muaji, shumë pak javë përpara miratimit të koncesionit në qeveri, ku përgjegjës direkt ishte ai si Ministër i Ekonomisë dhe Energjitikës.

Gazment Bardhi: ”Damian Gjiknuri duhet të thotë sa herë ka bërë pushime në shtëpinë përfituesit të incineratorëve Mirel Mërtiri në Maltë? Për qytetarët që na ndjekin, Malta konsiderohet si parajsë fiskale për fshehjen pas kompanive guackë të miliarda eurove që qarkullojnë. Nuk është çudi që edhe paratë që janë borxh këto 8 vjet dhe u janë dhënë incineratorëve përmes Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos të kenë përfunduar në Maltë. Damian Gjiknuri duhet të thotë a ka vetë shtëpi në Maltë apo llogari të fshehura bankare të krijuara pas dhënies me koncesion edhe me firmën e tij të incineratorëve. Sot po ndaloj vetëm këtu. Nuk po e pyes me detaje për lejet minerare të dhena ortakut të incineratorëve, lejet për HEC-e dhe energji, tendera nga OSHEE, etj. Për këto smë del koha sot, por do flas në një tjetër seancë.

Sot po mjaftohem duke thënë se kjo  është më e komplikuar se skema e blerjes së zgjedhjeve. Koka e Edi Ramës për vjedhjen e zgjedhjeve, nëse drejtësia bën detyrën e saj, nuk do të shohë tërmet, por cunam. SPAK-u  ka mundesinë e vet të artë me këtë çështje, që shkon deri tek Edi Rama. Duhet vetëm pak vullnet. Siç duhet vullnet për të hetuar megakorrupsionin në Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Nën drejtimin e Ardian Çelës, njeriut bankomat për Edi Ramën, shqiptarët janë vjedhur si në asnjë institucuon tjetër shtetëror. Ne jemi të varfër sepse jemi të vjedhur në mënyrën më të pamëshirshme të mundshme. Ne marrim sot rreth 800 milionë euro borxh, sepse këta na vjedhin tmerrësisht rëndë.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë