Saturday, September 21, 2024

Gol i çuditshëm në sfidën Junajtid-Arsenal (Video)

I kishim parë të gjitha në futboll por sonte u pasurua më tej ky sport kaq i bukur dhe popullor. Ndodhi në “Old Trafford”, në supersfidën Manchester United-Arsenal.

Goditje këndi për topçinjtë, rrëmujë në zonë, De Gea shkelet nga Fred, shoku i ekipit, topi përfundon në këmbët e Smith Roë që godet fluturimthi dhe shënon…

Por, ka një problem: porta është bosh sepse De Gea ndodhet në tokë. Simulim apo jo, arbitri anulon golin. Mendon se është faull i Arsenalit ndaj portierit.

Por, VAR analizon gjithçka dhe sinjalizon se pengesa për portierin vjen nga Fred, shoku i tij i ekipit. Atëherë, goli vlen, sepse jemi në kufi të Fair Play, ku asnjë ekip në botë nuk do të ndalonte lojën në goditje e sipër dhe duke mos ditur se ku është portieri…

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë