Thursday, November 21, 2024

Në kërkim nga autoritetet gjermane, shqiptari arrestohet në Spanjë

Policia e Spanjës ka vënë në pranga një shtetas shqiptar në qytetin e Valencias, për llogari të autoriteteve gjermane.

Mediat spanjolle shkruajnë se shqiptari u arrestua, pasi për të kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga drejtësia gjermane, për kryerjen e krimeve të ndryshme kundër shëndetit publik, për të cilën mund të dënohet me burg deri në 15 vjet.

Sipas hetimeve, shqiptari kishte banuar në zona të ndryshme në Valencia së bashku me partneren dhe vajzën e tij.

Për shkak të rrezikshmërisë, në operacionin për kapjen e tij morën pjesë grupe operacionale të sigurisë.

Pritet që pas arrestimit të shqiptarit të nisin procedurat e dorëzimit pranë autoriteteve gjermane.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë