Friday, November 22, 2024

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Vangjeli nervozon Bardhin: Kush je ti që më akuzon mua?

Debat mes sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe analistit Lorenc Vangjeli për vettingun në politikë.

Të ftuar në emisionin “Opinion”, Vangjeli i kujtoi Bardhit vrasjen e ndodhur në Elbasan të Pjerin Xhuvanit, disa ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Por kjo akuzë nuk është pranuar nga Bardhi, i cili i është kthyer se analisti po gënjente publikisht.

PJESË NGA DEBATI:

Lorenc Vangjeli: Keni folur edhe ju me personin që bëri vrasjen në Elbasan, po kjo nuk iu bën ju… Nuk iu konsideroj ju fajtorë.

Gazment Bardhi: Nuk është e vërtetë.

Lorenc Vangjeli: Keni folur në telefon, e keni pranuar publikisht.

Lorenc Bardhi: Nuk kam pasur asnjë kontakt me të

Lorenc Vangjeli: Po ju dolët dhe thashë që ishte heroi.

Gazment Bardhi: Ti ngrite një akuzë të pavërtetë. Është gënjeshtër.

Lorenc Vangjeli: Shefi politik ishte ti i atij grupi që ishte si grup kriminal në mes të qytetit.

Gazment Bardhi: E kishte ngritur Taulant Balla që ti nuk ke guxim t’i përmendësh emrin.

Lorenc Vangjeli: Unë nuk të thashë që je fajtor për të.

Gazment Bardhi: Ti gënjeve publikisht. Kush je ti që më akuzon mua?

Lorenc Vangjeli: Unë jam qytetar.

Më 21 prill, në një nga lagjet e qytetit u vra Pjerin Xhuvani, ekzekutimi i të cilit është ende në hetim. Arbër Paplekaj u vetëdorëzua pas krimit të rëndë te komandanti i forcave RENEA. Ai dorëzoi armën e krimit dhe tha se nuk e dinte nëse kishte vrarë njeri, por që do të priste përfundimin e hetimit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë