Friday, October 18, 2024

VIDEO/ Tërmeti me mganitudë 7.6 ballë në Japoni. Ndërtesat “dridhen” nga lëkundjet e forta, çarje edhe në disa rrugë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë ka goditur rajonin qendror të Japonisë.

Banorëve iu kërkua të evakuoheshin menjëherë, teksa autoritetet japoneze lëshuan një paralajmërim për cunami në zonën bregdetare Noto në Ishikawa.

Pamjet e publikuara nga mediat e huaja tregojnë “dridhjen” që pësuan ndërtesat për shkak të tërmetit tepër të fortë. Lëkundjet e forta kanë shkaktuar edhe çarje në disa rrugë.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi ​​gjithashtu një paralajmërim për cunami përgjatë rajoneve bregdetare të prefekturave Niigata dhe Toyama.

Ende nuk ka informacione zyrtare sa u takon dëmeve, teksa disa ndërtesa janë shkatërruar.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë