Saturday, November 9, 2024

Rama në Budapest, Orban e konfirmon: Më 15 tetor mbahet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare me Shqipërinë

Më 15 tetor, Bashkimi Evropian do të mbajë Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me Shqipërinë. Lajmin e ka konfirmuar kryeministri hungarez, Viktor Orban, vendi i të cilit, ka presidencën e radhës në BE.

Në Budapest, ndodhet kryeministri Edi Rama, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare.

“Ishte një kënaqësi të mirëprisja Kryeministrin Edi Rama në Budapest sot. Kemi kënaqësinë të njoftojmë se konferenca e dytë ndërqeveritare me Shqipërinë do të mbahet më 15 tetor, duke shënuar hapjen e grupit të parë të negociatave. Ne nuk flasim vetëm për përshpejtimin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, ne e ofrojmë!”, shkruan Orban në një postim në rrjetin X.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë