Friday, October 11, 2024

Shteti Bektashi, BE: Nuk ndërhyjmë

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, ka reaguar në lidhje me propozimin e kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti sovran të “Urdhrit Bektashi”.

BE deklaroi se nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare.

Ndër të tjera, në reagim BE thotë se mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar.

“Nuk kemi komente në këtë fazë. Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore. Në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar. BE-ja nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare”, thuhet në reagimin e BE.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qëllimi i shtetit të ri është të promovojë një version tolerant të Islamit me të cilin krenohet Shqipëria.

Territori i propozuar i shtetit të ri islamik është një kompleks në një lagje banimi me qira të ulët në Tiranën lindore. Është vetëm një e katërta e madhësisë së qytetit të Vatikanit.

Rregullat në këtë Vatikan të Tiranës, do të jenë të tilla që nuk do të ketë asnjë imponim dhe njerëzit do e zgjedhin vetë stilin e jetetës së tyre.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë