Sunday, September 8, 2024

Të paktën 55 viktima nga tërmetet e fuqishme në Japoni

Një sërë tërmetesh të fuqishme që goditën perëndimin e Japonisë kanë lënë të vdekur të paktën 55 persona dhe kanë dëmtuar mijëra ndërtesa, makina dhe anije, thanë zyrtarët.

Autoritetet në Japoni më 2 janar u bënë thirrje njerëzve në disa zona që të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut se vendi mund të goditet nga tërmete të tjera të fuqishme.

Dridhjet pasuese të tokës kanë goditur prefekturën e Ishikavas dhe zonave përreth një ditë pasi një tërmet i fuqishëm prej 7.6 ballësh goditi këtë zonë.

Dyzet e tetë persona janë konfirmuar të vdekur në Ishikava, thanë zyrtarët. Gjashtëmbëdhjetë të tjerë janë të plagosur seriozisht, ndërkaq sipas zyrtarëve, dëmi në shtëpi është aq i madh, sa nuk mund të vlerësohet tani.

Mediat japoneze thanë se mijëra shtëpi janë shkatërruar. Zëdhënësi i Qeverisë, Yoshimasa Hayashi, tha se 17 persona kanë pësuar lëndime serioze, por ekzekutivi dha numër pak më të ulët të viktimave, duke shtuar se është në dijeni për shifrat e paraqitura nga prefektura e Ishikavas.

Në disa zona nuk ka ujë, energji dhe as shërbime të telefonisë.

Ushtria japoneze ka dislokuar 1.000 ushtarë në zonën e fatkeqësisë për t’iu bashkuar përpjekjeve të shpëtimit, tha të martën kryeministri Fumio Kishida.

“Shpëtimi i jetës është prioriteti ynë dhe ne jemi në betejë me kohën. Është thelbësore që personat e bllokuar në shtëpitë e tyre të shpëtohen menjëherë”, tha ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë