Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh paraditen e së hënës, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Rama ka diskutuar me deputetë socialistë, çështjet e Kongresit. Kreu i qeverisë kërkoi angazhim maksimal nga deputetët dhe në mbledhjen e zhvilluar, ka qenë sërish kritik.
Kreu i qeverisë i ka rikujtuar deputetëve, se deri në zgjedhjet e ardhshme do të jenë në periudhë testimi.
Ndërkaq, në mbledhje është prezantuar Niko Peleshi në krye të grupit parlamentar socialist. Prezentë kanë qenë dhe ministrat e rinj të kabinetit.