Friday, October 18, 2024

Tajvani goditet nga një tërmet vdekjeprurës, më i fuqishmi në 25 vitet e fundit

Një tërmet prej 7.2 ballësh ka goditur Tajvanin më 3 prill duke vrarë nëntë persona dhe duke lënduar më shumë se 700 të tjerë.

Si pasojë e tërmetit – që ishte më i fuqishmi që ka goditur këtë ishull në të paktën 25 vjet – u lëshuan paralajmërime për cunami në jug të Japonisë dhe Filipine, por më vonë autoritetet tërhoqën paralajmërimet.

Epiqendra e tërmetit ishte në qarkun lindor malor të Hualienit.

Autoritetet thanë se 60 nga 77 personat e bllokuar nën rrënoja ndodhen në një tunel në veri të qytetit Hualien, ndërkaq dy shtetas gjermanë kanë ngecur në një tunel tjetër.

Qeveria tajvaneze tha se numri i të lënduarve është 736.

Tërmeti ndodhi rreth orës 08:00, sipas kohës lokale, të mërkurën. Administrata Qendrore e Motit të Tajvanit tha se tërmeti kishte një thellësi prej 15.5 kilometrash.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë