Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mirëpritur vendimin e Bashkimit Europian për vendosjen e embargos ndaj naftës ruse.
Zëdhënësi të Departamentit të Shtetit, Ned Price tha se ky vendim do të mundësojë që SHBA-të dhe partnerët europianë të diversifikojnë burimet e tyre të energjisë, shkruan CNN.
“Ne përshëndesim hapat e aleatëve dhe partnerëve tanë evropianë për të reduktuar varësinë e tyre nga nafta dhe gazi natyror rus duke diversifikuar burimet e tyre të energjisë dhe duke reduktuar konsumin në përputhje me qëllimet tona të përbashkëta klimatike,” u shpreh Price.
Liderët e BE-së ranë dakord për embargon ndaj naftës ruse. Kompromisi i arritur përfshin heqjen graduale të naftës së nxjerrë nga deti.
Kjo do të thotë se brenda fundit të vitit, Europa do të blejë 90% më pak naftë nga Rusia.