Thursday, November 21, 2024

Noka akuzon Bashën: Po shantazhon anëtarët e PD-së me vizën amerikane, i kam me emra konkretë

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka hedhur akuza të rënda ndaj kryedemokratit Lulzim Basha dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt.

Në një intervistë për “Tv Klan”, Noka ka akuzuar kreun demokrat se kishte ushtruar presion ndaj delegatëve që të mos firmosin formularin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar gjatë takimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Kemi informacione të pafundme me emra konkretë. Dje kam patur disa delegatë në zyrë të cilët ishin shantazhuar me probleme të vizës nga drejtues të niveleve të ndryshme të PD-së,”-u shpreh Noka, por edhe pse pretendon se ka emra, nuk ka preferuar që të bëjë me dije asnjë prej tyre.

Noka u shkarkua vetëm pak kohë më parë nga posti i nënkryetari të Komisionit të Sigurisë Kombëtarre, ndërsa u paralajmërua edhe për përjashtim nga grupi parlamentar. Ai është ndër të parët që ka dalë kundër Bashës, pasi ky i fundit largoi nga grupi Berishën. Ndërsa ky i fundit ka nisur edhe aksionin për anulimin e vendimit dhe largimin e Bashës nga posti i kryetarit të demokratëve.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë