Thursday, November 21, 2024

Lufta në Ukrainë hyn në vitin e dytë, Rusia e izoluar në votimin në OKB

Lufta në Ukrainë hyri në vitin e saj të dytë të premten, teksa një votim i OKB-së kërkon që Rusia të tërheqë forcat e sa.

Liderët globalë janë të vendosur të forcojnë ndihmën për Ukrainën dhe të vendosin sanksione të reja ndaj Moskës dhe vendeve që e mbështesin atë, shkruan Reuters.

Ndërsa luftimet vazhduan në lindje dhe jug të Ukrainës, aleatët e saj në mbarë botën treguan mbështetjen e tyre në përvjetorin e parë të pushtimit të Rusisë.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi me shumicë dërrmuese një rezolutë të enjten duke kërkuar që Rusia të tërhiqet dhe të ndalojë luftimet.

Ishin 141 vota pro dhe 32 abstenime. Gjashtë vende iu bashkuan Rusisë në votim, Bjellorusia, Koreja e Veriut, Eritrea, Mali, Nikaragua dhe Siria.

Aleati i Rusisë, Kina, abstenoi në votën e OKB-së.

Zëvendës ambasadori i Rusisë në OKB Dmitry Polyanskiy e hodhi poshtë veprimin në Kombet e Bashkuara si “të padobishme”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy përshëndeti votimin.

“Kjo rezolutë është një sinjal i fuqishëm i mbështetjes globale për Ukrainën,” tha ai në një postim në Twitter.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë