Thursday, November 21, 2024

Erdogan bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se bisedimet midis negociatorëve rusë dhe ukrainas, që mbahen sot në Stamboll, mund të hapin rrugë për takimin e liderëve të Ukrainës dhe Rusisë.

Në një adresim para negociatorëve, Erdogan tha se është koha që bisedimet të japin rezultate konkrete dhe bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm, duke shtuar se “ndalja e kësaj tragjedie” varet nga të dy palët.

Erdogan tha se si presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ashtu edhe ai rus, Vladimir Putin, ishin “miq të çmuar”.

Presidenti turk tha se Ukraina dhe Rusia kanë “shqetësime legjitime”, por shtoi se ka ardhur koha që bisedimet të japin rezultate konkrete.

Ai po ashtu tha se “paqja e drejtë” nuk ka humbës dhe se vazhdimi i konfliktit nuk i shkon përshtati askujt.

“Në një moment kaq kritik, ne jemi të kënaqur që t’iu mirëpresim dhe të kontribuojmë në përpjekjet e juaja për të vendosur paqe”, tha ai. “Shpresoj që takimi ynë dhe diskutimet tona të shkojnë në favor të shteteve tuaja, të rajonit tonë dhe të gjithë njerëzimit”, u shpreh Erdogan.

Ky është takimi i dytë që mbahet në Turqi, pasi në fillim të marsit, kryediplomatët ukrainas dhe rusë u takuan në Antali, por takimi i tyre përfundoi pa ndonjë rezultat konkret.

Palët kanë mbajtur edhe takime në Bjellorusi dhe përmes platformave online, takime që kanë për qëllim t’i japin fund pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës, që nisi më 24 shkurt.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë