Friday, November 22, 2024

Deputeti i PD-së: Basha të sqaronte demokratët për përjashtimin e Berishës

“Ne e dimë të gjithë se Partia Demokratike është në këtë gjendje, zoti Basha nuk doli në terren”.

Kështu u shpreh deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja në një intervistë për “Euronews Albania”, në lidhje me situatën në selinë blu, e cila sipas tij, filloi pasi Basha përjashtoi Sali Berishën nga partia.

Për shkak të kësaj dhe rezultatit të zgjedhjeve më 6 mars, Gështenja tha se ishte ndër të parët që i kërkoi Bashës të bënte një hap pas.

“Ne e dimë të gjithë se Partia Demokratike është në këtë gjendje. Zoti Basha nuk doli në terren. Ish-kryetari i partisë nuk doli në terren. E kërkuar nga unë në mbledhjen e grupit, mbledhje të Kolegjit e Kryetarëve, dil sqaro demokratët. Këtë nuk ia kam thënë fshehurazi, ia kam thënë publikisht. Është deturja juaj të sqaroni demokratët për vendimmarrjen, secili nga ne do bëjë detyrën e tij. Kjo ka qenë arsyeja që unë në mbledhjen e datës 7 mars, kam qenë ndër deputetët e parë që i kam kërkuar Bashës të bëjë një hap pas”, theksoi ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë