Friday, November 22, 2024

Berisha: Politikat e qeverisë për bujqësinë dhe fermerët, të dëmshme

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka vijuar takimet me qytetarët dhe këtë të mërkurë ka qenë në Durrës me kandidatin Ardian Muka.

Berisha tha se qeveria Rama ka ndjekur një politikë shumë të dëmshme për bujqësinë dhe fermerët. Ai tha se kreu i qeverisë do që të fshijë bujqësinë shqiptare me një çmenduri.

“Qeveria ndjek një politikë shumë të dëmshme për bujqësinë dhe për fermerët në rrafshin rajonal. Ajo hap tregun, veçanërisht për Serbinë, i cili është vend i fuqishëm bujqësor.

Ky do ta fshijë bujqësinë shqiptare me një çmenduri. Kamioni thotë vonon 1100 vite, fantazira të sëmura me një vend që s’kemi asnjë kufi dhe kemi dhe probleme të tjera. Thatë janë shumëfishuar çmimet. Janë shumëfishuar nga monopoli çmimet sepse janë dy tre vetë monopol. Nuk ka laboratore, nuk i ngrenë laboratorët me qëllim sepse sjellin gjëra të skaduar, sjellin gjëra që i marrin kushedi në afate skadimi. Nëse ka një gjë të braktisur në këtë vend gjatë këtyre 8 viteve kjo është bujqësia”, tha Berisha.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë