Friday, November 22, 2024

Berisha jep datën: Ja kur do të mbahet Kuvendi kombëtar i PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha, në takimin e tij zhvilluar në Lezhë, ka bërë thirrje se Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mbahet më 11 dhjetor.

Në këtë Kuvend Berisha do të synojë që të rikthejë referendumin, me anë të të cilt të shkarkojë kryetarin e Partisë Demorkatike, Lulzim Basha.

Sali Berisha: “Nga Lezha kam kënaqësinë të informoj demokratët se më 11 dhjetor do mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike. Rroftë Lezha, rroftë Partia Demokratike”.

Kjo datë përkon edhe me ditën e krijimit të Partisë Demokratike, e cila u krijua më 11 dhjetor të vitit 1990 nga një grup studentësh dhe intelekualësh shqiptarë midis të cilëve Azem Hajdari, Sali Berisha, Gramoz Pashko, Arben Imami, Aleksandër Meksi, Eduard Selami etj.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë