Ish-kryeministri Sali Berisha, i ka kërkuar dorëheqjen Enkelejd Alibejat nga posti i Grupit Parlametar të Partisë Demokratike.
Burime për “Euronews Albania”, bëjnë me dije se Berisha ka kundërshtuar vendimin e Alibeajt për të ankimuar në gjykatë Kuvendin e 17 Korrikut të vitit 2021.
Sipas Berishës, ndryshimet e miratuara në atë Kuvend janë pranuar nga çdo demokrat, teksa shtoi se ambasadorja amerikane Yuri Kim mund të ketë bërë presion në gjykatë.
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Berisha nuk ka lënë pa përmendur edhe ish-kryedemokratin Lulzim Basha, për të cilin tha se ai mbart të vërteta të hidhura si dosja ruse.
Nga ana tjetër, Alibeaj ka thënë gjatë mbledhjes se nuk është vasal i askujt, duke rikonfirmuar qëndrimin e tij kundër Berishës.
Alibeaj i ka kujtuar liderit historik të demokratëve, faktin se është shpallur non grata dhe se prej 9 shtatorit nuk është pjesë e PD-së.