Friday, November 22, 2024

Berisha: Demokratët të braktisin anti-Kuvendin e datës 18

Lideri historik i PD, Sali Berisha, kishte një thirrje për demokratët nga Kuçova, që të mos marrin pjesë te Kuvendi i 18 dhjetorit, i cili sipas tij është i paligjshëm ndërsa e quajti ‘mbledhja e krimit të shoqatës Basha-Bardhi’.

Berisha ftoi delegatët që të grisin formularët e patronazhistëve të cilët sipas tij kanë dalë nga zyra e Edi Ramës.

Rama, tha Berisha do të përfundojë me shoqatën Basha-Bardhi në 18 dhjetor.

Sali Berisha: “Ftoj demokratët të mos shkojnë, të braktisin anti-Kuvendin e datës 18, de facto, mbledhjen e krimit të shoqatës Basha-Bardhi. Në një akt të turpshëm për të sfiduar pluralizimin politik në Shqipëri. Të gjithë e patë si e mblodhi Kryesinë dhe deklaroi peng Basha se Kuvendi që po thërrasim me Kryesi është Kuvendi legjityim dhje se ky Kuvend do jetë Kuvendi i PD. Mirëpo sa u mblodh Kryesia doli se ajo nuk ishte legjitime, 60% e anëtarëve nuk ishin votuar me votë të fshehtë.

Dhe kjo e bënte jo legjitim gjithçka tjetër. Ishte një akt i turpshëm, një përpjekje e Edi Ramës me pengun e tij për të sfiduar pluralizimin, gjë që nuk e bëri Ramiz Alia. Kurse Rama do përfundojë me shoqatën Basha-Bardhi. Pasi dështuan me Kryesinë kanë shpërndarë formularët e patronazhistëve. Formularët janë prodhuar në zyrat e Fugës së Edi Ramës, personi përgjegjës njofton… 

Përshëndes qindra e mijëra demokratë që i kanë grisur dhe i kanë hedhur në kosh. Po refuzojnë mençuis.t antiKuvendin e turpshëm, apo themelimin e shoqatës Basha-Bardhi”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë