Thursday, November 21, 2024

Berisha: Dumani të rrëfejë çdo krim, banda e Elbasanit lidhje me qeverinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar që Nuredin Dumani të rrëfejë të gjitha krimet që ka kryer, pasi deri më tani ka dëshmuar për disa prej tyre.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha deklaroi se Dumani dhe banda e Elbasanit kanë qenë të lidhura me qeverinë.

“I bëj thirrje të rrëfejë çdo gjë se deri më tani nuk ka thënë asgjë tjetër, veçse ato që kemi ditur të gjithë. Nuk ka patur asnjë dyshim, se banda e Elbasanit dhe banda të tjera kanë qenë të lidhura me qeverinë, se ato kanë patur në xhep tërësisht prokurorinë e Elbasanit, por edhe prokurorë të mëdhenj në Tiranë, ministra dhe mbi ministra”, tha ish-kryeministri.

Berisha tha se ndaj Dumanit po ushtrohet një censurë, teksa shtoi çështjet në ngarkim të anëtarëve të bandës së Elbasanit për vrasje dhe vjedhje janë mbyllur me urdhër të qeverisë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë