Friday, November 22, 2024

Osmani: Do të vazhdojnë përpjekjet për një marrëveshje për targat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha më 22 prill se në ditët në vijim do të ketë përpjekje që të arrihet një zgjidhje e përhershme për targat e makinave, pasi një ditë më parë, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, dështuan që të arrinin një marrëveshje për këtë çështje.

Bashkimi Evropian u bëri thirrje palëve që të vazhdojnë bisedimet, pasi më 21 prill ishte data kur skadonte një marrëveshje e përkohshme për targat, e cila parasheh mbulimin me letra ngjitëse të simboleve shtetërore në targa.

“Në ditët në vijim do të ketë akoma përpjekje. Ajo çka unë mund t’iu siguroj është që Kosova do të jetë palë konstruktive dhe Kosova do të vazhdojë të jetë palë e cila respekton parimet dhe standardet më të larta evropiane”, tha Osmani gjatë një konference në Prishtinë së bashku me homologun e saj nga Estonia, Egils Levits, i cili po qëndron në Prishtinë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë