Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama, një mik të palëkundur të Ukrainës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelensky është shprehur se në Tiranë, ku do të zhvillohet samiti Ukrainë-Evropa Juglindore, do të diskutojë me Ramën për bashkëpunimin në mbrojtje dhe politikë.
“Sot punoj në Tiranë. Do të takoj mikun e palëkundur të Ukrainës, kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe do të marr pjesë në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore. Në bisedimet tona dypalëshe me Kryeministrin dhe ekipin e tij, do të diskutojmë bashkëpunimin në mbrojtje dhe politik, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe marrëveshjet e sigurisë. Shqipëria është një nga vendet që ka nënshkruar Deklaratën e Vilniusit të G7, të cilën ne e vlerësojmë shumë.
Ne do të diskutojmë rrugën tonë të përbashkët drejt qëllimit euroatlantik në samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, i cili tashmë po mbahet për herë të dytë. Unë do të propozoj mbështetjen e përpjekjeve të Ukrainës për të arritur paqen e drejtë dhe të qëndrueshme, si dhe organizimin e Samitit Global të Paqes në Zvicër. Do të zhvilloj edhe bisedime dypalëshe me pjesëmarrësit e samitit”, shkruan Zelensky në platformën X.
Today I am working in Tirana. I will meet Ukraine’s unwavering friend, Albanian Prime Minister Edi Rama, and attend the Ukraine-South-East Europe summit.
In our bilateral talks with the Prime Minister and his team, we will discuss defense and political cooperation, support for…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 28, 2024