Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Putin shpalli “operacionin special ushtarak” në rajonin Donbas të Ukrainës, i cili u pasua nga një sulm në shkallë të gjerë nga disa anë të vendit.
Duke folur në orët e hershme të Moskës, presidenti rus tha se vendi i tij nuk ka në plan të pushtojë Ukrainën, por shtoi se përgjigja e Moskës do të ishte “e menjëhershme” nëse dikush përpiqet të ndalojë veprimin e saj.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky njoftoi se ligji ushtarak po vendosej në të gjithë Ukrainën.