Tre persona janë vënë në pranga në vijim të operacionit policor anti-drogë të koduar “Tempulli”.
Bruno Xhaferaj, Agron Mema dhe Rediol Mekolli, u kapën në rrugën “Papa Gjon Pali II”, me 310 doza kokainë gati për shitje. Dozat e kokainës u sekuestruan bashkë me 5 celularë.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi nga 100 gramë deri në 1 kg, dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në zona të ndryshme të Tiranës.