Friday, November 22, 2024

Situata në PD, Basha-deputetëve: Riorganizim ose ja dorëzojmë partinë Berishës

Humbja e thellë në zgjedhje ka nxitur debate të ashpra në PD, ku deputetët- njëherazi mbështetësit e zjarrtë të Lulzim Bashës në luftën brenda partisë me Berishën, i kanë kërkuar dorëheqjen.

Mes replikave, Basha është mundar të qetësojë situatën duke hedhur në tryezën e diskutimeve dy rrugëzgjidhje: riorganizim ose dorëzimin e PD-së te Berisha.

“Dy rrugë ka. Ose rrimë bashkë e bëjmë riorganizim ose ja dorëzojmë Sali Berishës. Synimi Berishës ta marrë PD për tu mbrojtur nga non grata”- tha Basha, ndërsa i qendron pretendimeve: “nuk kam humbur asnjë garë”.

I ndodhur në një situatë të tillë, nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka kërkuar të mbahet përgjegjësi për humbjen, duke u bërë i pari person që jep dorëheqjen nga të gjitha funksionet partiake.

“PD është në gjendjen të keqe, rrezikojmë të shuhemi. Kam ndjerë përbuzje! Do mbetem deputeti i thjeshtë”, mësohet të ketë thënë Gjekmarkaj gjatë mbledhjes së PD-së.

Agron Gjekmarkaj detyrën e nënkryetarit të PD-së e mori në muajin janar, ku u largua nga Alfred Rrushaj nga posti i kreut të Grupit të PD-së dhe postet e tij i mori Enkelejd Alibeaj.

Gjekmarkaj u votua në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të 15 janarit, ndërkohë që sot më 7 mars ai dha dorëheqjen nga funksionet që iu besuan vetëm 2 muaj më parë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë