Thursday, November 21, 2024

Shqipëria zhgënjen në miqësoren historike, kuqezinjtë e Sylvinho-s mposhten thellë nga Kili

Shqipëria e nis vitin 2024 me një humbje 3-0 përballë Kilit, në testin e parë miqësor të kuqezinjve për përgatitjet e Euro 2024.

Kuqezinjtë kanë lënë shumë për të dëshiruar në sfidën e luajtur në Parma, ku rrallëherë u shfaqën rrezikshëm në portën kundërshtare, ndërsa në fund pësuan me lehtësi dy gola.

Sylvinho kishte bërë vetëm dy ndryshime në rreshtim, duke i besuar Manajt sulmin dhe Mihajt një vend në qendër të mbrojtjes. Por loja e kuqezinjve ishte shumë larg asaj të eliminatoreve, pasi ekipi u shfaq rrallëherë thumbues, edhe kur ndeshja ishte në rezultat të barabartë.

Goli i parë i dha kilianëve qetësinë që të mbroheshin me shumë forca ndërsa në pjesën e dytë të sfidës, me presing të lartë, thuajse nuk lejuan në asnjë moment Shqipërinë të dilte para në sulm.

Kësisoj, pas 8 rezultatesh pozitive radhazi, erdhi një humbje 3-0 që kthen me këmbë në tokë kuqezinjtë, që duhet tashmë të tregojnë se mund të reagojnë pas një goditje kaq të rëndë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë