Friday, November 22, 2024

Shefi i NATO-s: Lufta midis Ukrainës dhe Rusisë mund të përfundojë vetëm përmes negociatave

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se lufta midis Ukrainës dhe Rusisë mund të përfundojë vetëm në tryezën e negociatave.

Deklaratën, Stoltenberg e dha këtë të hënë pas takimit me presidentin amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, shkruan CNN.

Sipas tij, lufta mund të vazhdojë për një kohë të gjatë, teksa shtoi se Ukraina do të ketë nevojë për mbështetjen e NATO-s.

Lidhur me bllokimin e Turqisë për anëtarësimet e Suedisë dhe Finlandës, Stoltenberg u shpreh se kjo çështje mund të zgjidhet.

“Kur një aleatsi Turqia ngre shqetësime, ne duhet të bëjmë atë që bëjmë gjithmonë dhe kjo është të ulemi, të adresojmë ato shqetësime, pastaj të gjejmë një rrugë të përbashkët përpara. Ne jemi në kontakt të ngushtë me Ankaranë, ”, tha ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë