Konferenca e Kryetarëve caktoi këtë të martë datën 17 Janar për seancën e parë parlamentare për këtë sesion.
Po ashtu, sipas asaj që raporton Klan News, në këtë seancë do të jetë i pranishëm edhe Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili do të mbajë një fjalë përshëndetëse.
Gazetarja Klesiana Omeri saktëson se presidenti turk mbërrin në vendin tonë të hënën dhe do të marrë pjesë në inaugurimin 524 apartamenteve në Kurbin, me financim turk.