Saturday, September 7, 2024

Politikani serb: Gjithmonë do t’i kërkoj falje popullit shqiptar për krimet e kryera në emër të Serbisë nga Millosheviç dhe Vuçiç

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviç përmes një postimi në platformën “X”, ka folur për raportet mes shqiptarëve dhe serbëve.

Ai thotë se duhet krijuar themele të reja të bashkëpunimit, ndërsa i ka kërkuar falje popullit shqiptar për krimet që kriminelët serbë i kanë bërë në Kosovë.

“Shqiptarët dhe serbët kanë një përgjegjësi të madhe. Ne duhet të ndërtojmë themele të reja të bashkëpunimit dhe miqësisë sonë! Unë gjithmonë do t’i kërkoj falje popullit shqiptar për krimet e kryera në emër të Serbisë nga kriminelët e Millosheviçit dhe Vuçiçit”, shkruan ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë