Tensione janë krijuar para selisë së PD-së. I përfshirë në këtë incident ka qenë Roland Bejko.
Teksa ai ka qenë duke hyrë në selinë e PD është përballur me mbështetësit e Sali Berishës. Këta të fundit e kanë sharë dhe ofenduar Bejkon teksa ai po përpiqej që të hynte në selinë e PD.
Po ashtu ata e kanë shtyrë Bejkon dhe pas kësaj e kanë nxjerrë nga oborri i selisë së Partisë Demokratike.
“Sot arrijmë të marrim këto sharje. Ky është produkt i Sali Berishës dhe paaftësi e menaxhimit të elitës së PD që e ka lënë situatën në këtë pikë”, tha Bejko.
Bejko është sekretar për Pushtetin Vendor.