Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Arrën të Kukësit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një 37-vjeçar, ka humbur kontrollin e kamionçinës duke dalë nga rruga, dhe si pasojë ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë
Kukës/ Informacion paraprak:
Rreth orës 16:50, njoftohemi se në fshatin Arrën, shtetasi D. D., 37 vjeç, banues në fshatin Arrën, duke drejtuar automjeti tip “Kamionçinë”, ka humbur kontrollin e automjetin dhe ka dal nga rruga, dhe si pasojë ka gjetur vdekjen. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.