Friday, November 22, 2024

Kosova do të jetë vend pritës i stërvitjes ushtarake të NATO-s, “Defender Europe 23”

Kosova do të jetë vend pritës i stërvitjes së aleancës ushtarake të NATO-s në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe 23”.

Lajmi është konfirmuar nga ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Mehaj tha se në “Defender Europe 23”, ushtria e Kosovës do të marrë pjesë me dy regjimente.

Sipas tij, stërvitja ushtarake do të dëshmojë përgatitjen dhe profesionalizmin e lartë të ushtrisë së Kosovës.

Vitin e ardhshëm, edhe në Shqipëri do të zhvillohet një pjesë e stërvitjes ushtarake “Defender 23”.

Kjo u bë e ditur nga zyra e zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.

Shqipëria dhe Kosova ishin një ndër 16 shtetet ku u zhvillua stërvitja ushtarake shumëkombëshe “Defender 21”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë