Friday, November 22, 2024

Guterres për ligjin e sulmeve bërthamore: Koreja e Veriut të negociojë për paqe

“Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres është thellësisht i shqetësuar nga ligji i ri i Koresë së Veriut që parashikon të drejtën për të përdorur sulme parandaluese bërthamore për mbrojtje.”

Kështu u shpreh n zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric këtë të premte, shkruan Reuters.

“Guterres i bën thirrje Phenianit të rifillojë bisedimet për të arritur paqen e qëndrueshme dhe denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean”, u tha Dujarric gazetarëve.

Ky ligj u miratua më 8 shtator, ku lideri verikorean, Kim Jong Un tha se përshkruan statusin bërthamor të shtetit që do të ndalojë bisedimet për çarmatimin bërthamor.

“Rëndësia kryesore e këtij legjislacioni është të vendosë një vijë të pakthyeshme në mënyrë që të mos ketë pazare për armët tona bërthamore”, tha Kim në Parlamentin Suprem Popullor.

Ligji i ri, që përditëson politikën paraprake, thotë se Koreja e Veriut “automatikisht” mund të kryejë sulme parandaluese bërthamore dhe “menjëherë të shkatërrojë forcat armiqësore” në rast të ndonjë sulmi konvencional nga shtetet e huaja që kërcënojnë udhëheqjen shtetërore ose komandën e forcave bërthamore të Phenjianit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë