Saturday, September 7, 2024

Dita e Rinisë/ Berisha në Qytetin Studenti: Revolucioni nga ky shesh solli pluralizmin politik

Në ceremoninë e organizuar me rastin e ‘8 Dhjetorit’, duke folur përpara shtatores së Azem Hajdarit në Qytetin Studenti, lideri historik i PD, Sali Berisha tha se nga ai shesh lindi pluralizmi politik.

Gjatë takimit me studentë të ‘Dhjetorit’, Berisha u shpreh se lëvizja e dhjetorit 90 i dha fund regjimit diktatorial, ndërsa shtoi se ishte lëvizja më e pastër e idealeve.

Ish-kryeministri, më tej u shpreh se ishte Azem Hajdari ai i cili ndau historinë dhe shkallmoi dyert e mbyllura të lirisë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Sali Berisha: “Revolucioni nga ky shesh do sillte vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri dhe përmbysjen e diktaturës së egër staliniste të Enver Hoxhës, diktaturës më moniste të Europës. Ata që nisën këtë revolucion, Azem Hajdari që u priu me guxim të jashtëzakonshëm, firmosën në historinë e kombit, një nga faqet më të ndritura.

Lëvizja e dhjetorit ’90 u përball me një betejë që ngjason me atë të Davidit dhe Golias. Me guximin e tyre të hekurt, studentët e mbështetur nga pedagogët dhe qytetarët, ia dolën të mposhtin diktaturën komuniste dhe të vendosin pluralizmin politik. Ajo ishte lëvizja e amshuar e dhjetëra-mijëra shqiptarëve që kishin sakrifikuar jetën e tyre, rininë e tyre.

Sakrifica e tyre ishte mishëruar në idealet e rinisë që kërkonte atë ditë një Shqipëri të idealeve të atyre që kishin sakrifikuar jetën për një vend të lirë, të rreshtuar me kombet perëndimore, ashtu siç kishte projektuar Rilindja jonë, të ardhmen e kombit shqiptar, për një vend që respekton liritë dhe të drejtat e njeriut dhe që përparëson çështjen kombëtare”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë