Liverpuli ka triumfuar 3-2 ndaj Atletikos së Madridit në transfertë në një ndeshje plot emocione. Heroi për skuadrën angleze ishte Salah, i cili shënoi golin e fitores.
Ndërkohë që Paris Saint Gerimain vuajti shumë për të marrë një fitore që i jep kryesimin në Grupin A. Përballë Lajpcigut në “Parc de Princes”, yjet e Poçetinos triumfuan 3-2 me përmbysje dhe pas një starti të mirë me golin e Mbape, Lajpcigu barazoi dhe kaloi në avantazh me golat e Andre Silva e Mukiele.
Më pas Mesi tregoi atë që di të bëjë më mirë dhe njëherë falë asistit të Mbape e më pas me penallti i dha fitoren parizienëve 3-2.
Interi mori fitoren e parë dhe e bën në një ndeshje të dominuar ndaj Sherifit të Tiraspolit në “San Siro”. Pak momente frike brenda ndeshjes, kur rezultati u barazua me një goditje dënimi që Thill do ta mbajë mend gjatë në karrierën e tij.
Një takim i dominuar nga fillimi në fund për djemtë e Inzagit, që pas një barzimi dhe humbje, kanë marrë fitoren e parë dhe 3 pikë që e çojnë në kuotën e 4 pikëve në grup.
Ishte Xheko ai që zhbllokoi sfidën në pjesën e parë, ndërsa në të dytën erdhi goli i miqve nga Moldavia. Por, Vidal dhe më pas De Vrij vulosën suksesin.
Ajaksi ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 Borusian e Dortmundit. Me këtë fitore holandezët kryesojnë Grupin C me 9 pikë, ku në tre ndeshje kanë siguruar tre fitore.
Grupi D ka parë Realin të fitojë me goleadë në transfertë përballë Shakhtar Donjetck, me sulmin e skuadrës së Ançelotit që tundi 5 herë rrjetën e portës kundërshtare. Madrilenët i bashkohen në krye të grupit Sherif Tiraspol, i cili nuk mundi të vazhdonte rrugëtimin magjik të këtij edicioni, teksa u mund me shifrat 3-1 nga Interi.
Milani ka humbur sërish, duke marrë disfatën e tretë. 1-0 ka fituar Porto në Do Dragao, duke lënë kuqezinjtë në vendin e fundit të grupeve, me zero pikë. Skuadra e Piolit rrezikon sëriozisht edhe vendin e tretë.