Thursday, November 21, 2024

Berisha nga Rrogozhina: Votoni logon ”Shtëpia e Lirisë”

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar në Rrogozhinë kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Hekuran Xhani.

Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të Rrogozhinës që të votojnë kandidatin Hekuran Xhani, ndërsa ka folur edhe për kandidatin e Lulzim Bashës, Ferdinand Saraçi.

Këtë të fundit e konsideroi shtojnë të Lulzim Bashës, ndërsa theksoi se e kishte mundësinë të garantonte tek primaret e zhvilluara brenda demokratëve.

“Përballë Hekuran Xhanit, përveç Edisonit të Edi Ramës, del tani edhe Ferdinandi i Lul bravës. Ferdinandit do t’i them 2 fjalë. Ke qenë kryetar i demokratëve të Rrogozhinës. Por me aktin dhe xhestin tënd tregove se kurrë nuk e ke merituar votën e tyre.

Në qoftë se ti do të ishe një demokrat i vërtetë, ti po të kishe ambicie për kryetar bashkie i drejtoheshe anëtarësisë, pranoje primaret, pranoje votën e lirë. Pranoje atë që pranuan 5 demokratë të kësaj zone dhe që në fund dolën më të bashkuar se sa ditën kur hyn në garë, u bashkuan tek vota e lirë. Asnjëri prej tyre nuk pati frikë nga vota. Cila është vota e lirë e Edvin Ramës?

Është ndalimi i votës në PS nga viti 2009. Votë për Edi Ramën do të thotë sistem patronazhistësh, do të thotë përdorim fondesh publike për të blerë votën, do të thotë angazhim i bandave të krimit për të rrëmbyer votat. Po cila është vota e lirë për Lulzim bravën? Më duhet të them edhe për shtojcën e tij Ferdinand Saraçin. Vota e tyre është 1958 vota janë 5004, turpi e faqe e zezë në historinë e lirisë së Shqipërisë. A nuk është kjo një fyerje për çdo demokrat?  

Ferdinandi është krejtësisht kopje e Lulzim bravës. Lulzim brava duke e ditur se është i nxirrë dhe diskretituar, nuk shkon t’i paraqesë kandidatët e tij, nuk del vetë. Vetëm e vetëm që qytetarët mos kujtojnë se janë kandidatë të Lulzim bravës por janë të logos që ka rrëmbyer me policë të Edi Ramës. I bëj thirrje mençurisë tuaj, mos gaboni të votoni për Ferdinand Saraçin se tund logon e marrë me dhunë nga Edi Rama. Logo e fitores është Shtëpia e Lirisë”, tha ndër të tjera Sali Berisha. 

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë