Friday, November 22, 2024

Berisha: Basha kontribuoi që të shpallesha ‘non grata’

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish pas dorëheqjes së një dite më parë të ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga posti i kryetarit së selisë blu.

Në fund të një bilanci të qeverisjes së tij ndër vite, Berisha i ka cilësuar vitet 2013-2022 më të zymtat për shqiptarët, duke akuzuar Bashën se ai kishte ndihmuar kryeministrin Edi Rama në shpalljen e tij “non grata”.

Ndërkohë, që nuk ka humbur rastin për të ndarë dhe një mesazh për të gjithë demokratët, atë të bashkimit.

“Por vitet 2013-2022 ishin vitet me te zymta per shqiptaret edhe per faktin se Partia Demokratike pati ne krye nje kryetar qe e udhehoqi ate nga humbja ne humbje. Ai pas zgjedhjeve te prillit te vitit 2021 perfundoi ne nje drejtues qe nuk respektoi asnje norme parimore, institucionale, staturore. Mafia e George Soros me lobimin korruptiv Rama Soros ne Shqiperi dhe ne SHBA me shpalli nongrata per korrupsion pa asnje fakt dokument apo prove. Ne kete vendim siç do provohej, Luzim Basha me shpifjet e tij kishte dhene kontributin e vet. Por pas nje procesi historik baza e partise dhe drejtues te saj me procedura statutore e shkarkuan ate! 22 marsi eshte dite frymezimi per demokratet! Nderim perjete te gjithe atyre qe me 22 mars te vitit 1992 permbysen me voten e tyre te lire diktaturen me barbare qe shqiptaret kane njohur ne tere historine e tyre! Fitore!,“-tha Berisha. 

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë