Friday, November 22, 2024

Balla: Të flasë Saliu për korrupsionin, njësoj si sikur djalli të flasë për Biblën

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla është përplasur në Parlament me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit hodhi akuza të forta ndaj qeverisë, duke e akuzuar si të zhytur në korrupsion. Por ndaj tij ka reaguar Balla. Ky i fundit i kujtoi Berishës se ai është i shpallur “non grata” nga SHBA pikërisht për përfshirje në afera korrupsioni.

“Parafolësi është personi i vetëm në këtë sallë i shpallur “non grata” nga SHBA-të për korrupsion të nivelit të lartë dhe ta dëgjosh të bëjë moral antikorrupsion është njësoj sikur djalli të flasë për Biblën. Është njësoj sikur të dëgjosh djallin të flasë për besimin. Thirrja ime dhe një sugjerim miqësor për PD, mos e shndërroni PD-në në strehën e fundit dhe bunkerin e fundit komunist në Shqipëri. Sali Berisha është mbetja e fundit e komunizmit në Shqipëri, është mbetja e fundit e korrupsionit në këtë vend. Teksa nuk reaguat tek plehra dhe balta që hodhi Berisha ndaj qeverisë sonë, dëgjoni”, tha ai.

Sipas Ballës, Sali Berisha e ka mbyllur me Shqipërinë dhe shqiptarët. Sipas tij, koha do tregojë se sa të drejtë kanë SHBA-të.

“Për ata që nuk e dinë, në sitin e DASH mund të shikosh krizën tënde, në cilën listë dhe me kë është Saliu përbri. Në Amerikën e Jugut, në Afrikë, në Rusi nëse doni dhe po qe në rajon, homologu i tij është Milorad Dodik. Ti Tritan më kupton mirë kur krahasoj Berishën dhe Dodik. Natyrshëm për t’u rikthyer tek çështja për të cilën flasim, tek akti normativ ne ua dhamë përgjigjen javën e kaluar dhe më vjen keq që znj. Tabaku duhet të kishte hequr dorë nga kërkesa. Si ta merrnim në konsideratë paketën tuaj të rezistencës, kur është paketa unike në botë që vlerën e ka më të ulët se sa ajo e qeverisë. Shqipëria ka miratuar paketën më të drejtpërdrejt të ndihëm për ata që kanë nevojë”, deklaroi Balla.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë