Friday, October 18, 2024

Arrestimi i Beqajt/ Ish ministri dhe dy vartësit e tij siguronin fatura fiktive për aktivitete që nuk kryheshin nga SASPAC

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u arrestua mëngjesin e së enjtes, pasi akuzohet për abuzime të fondeve të agjencisë SASPAC.

Beqaj në bashkëunim me dy vartës të tij, lëshonin fatura fiktive për fonde që merreshin nga vende të BE, për aktivitete që nuk kryheshin, por thjesht merrinin mbrapsht sasinë e parave.

Bëhet fjalë për hetime të nisura nga SPAK për menaxhimin e fondeve që mbërrinin nga vende të BE, dhe këto fonde menaxhoheshin nga agjencia SASPAC, e cila për një periudhë 1-vjeçare është drejtuar nga ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ka dyshime se Beqaj ka bërë abuzime këto fonde. Është akuzuar për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash. Bëhet fjalë për disa fatura fiktive ku në bashkëpunim me disa persona si Ermal Kurtulaj apo edhe Alfred Nikolla, për të cilët Prokuroria e Posaçme, kanë lëshuar urdhër arreste, por siguronin fatura fiktive për fonde dhe aktivitete që nuk zhvilloheshin, më pas përfitonin shumën e parave.

Beqaj është arrestuar në orët e para të mëngjesit. Ndryshe nga hera e parë kur u hetua në gjendje të lirë për sterilizimin, Beqaj do të hetohet në masën “arrest në burg”.

Në dhjetor të vitit të kaluar, me urdhër të SPAK, janë kryer kontrolle në banesën e Ilir Beqajt, Ermal Kurtulajt, janë sekuestruar dosje dhe servera që i kanë ardhur në ndihmë SPAK.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë