Thursday, November 21, 2024

‘Aktivitet dashakeqës’, SHBA-të reagojnë pasi Irani sulmoi sistemin TIMS në Shqipëri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar pasi hakerat iranianë sulmuan sistemin TIMS në Shqipëri.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Këshilli i Sigurisë Kombëtare në SHBA ka dënuar sulmin kibernetik ndaj vendit tonë.

Ndër të tjera, theksohet se SHBA-të do të mbështesin Shqipërinë për të rikthyer në punë sistemet e sulmuara nga hakerat dhe për të hetuar në lidhje me këtë ngjarje.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Ky aktivitet keqdashës kundër Shqipërisë vjen pas sulmit kibernetik të 15 korrikut të kryer nga qeveria e Iranit. Qeveria e SHBA po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të hetuar dhe për t’u rimëkëmbur”, thuhet në deklaratën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Kryeministri Edi Rama njoftoi mëngjesin e së shtunës se hakerat iranianë kanë sulmuar sistemin TIMS.

Sulmi ka sjellë kaos në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës ku është punuar me regjistrim në regjistra për hyrje-daljet.

E njëjta situatë u paraqit edhe në Rinas, ku rënia e sistemit ngadalësoi regjistrimin në sportele duke krijuar radhë pasagjerësh në pritje.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bëri me dije se pavarësisht problemeve momentale me sistemin TIMS nuk ka asnjë ndërprerje në aeroport.

Ndërkohë që Ministria e Brendshme pak orë më vonë njoftoi se në 2 sportele të aeroportit është kthyer sistemi TIMS dhe po punohet për rikthimin e të tjerëve.

Sulmi i së shtunës vjen afro 2 muaj pas sulmit masiv kibernetik të 15 korrikut, që bllokoi  të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platforma e shërbimeve online e-Albania.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë