Monday, September 15, 2025

Afrika është ‘peng’ i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, sipas Zelenskit

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi gjatë një fjalimi drejtuar vendeve të Bashkimit Afrikan (AU), se Afrika është ‘peng’ i luftës së Rusisë ndaj vendit të tij.

Pushtimi rus dhe bllokimi i eksporteve të grurit të Ukrainës mund të bëjë që miliona njerëz në botë të vuajnë nga uria, shkruan BBC.

“Afrika është në fakt një peng i atyre që nisën luftën kundër shtetit tonë”, u shpreh Zelenski në fjalimin e tij.

Ai tha se qeveria e tij ishte e angazhuar në negociatat komplekse për të zhbllokuar rezervat e grurit të bllokuara në portet e Detit të Zi të Ukrainës.

“Kjo luftë mund t’ju duket shumë e largët për ju dhe vendet tuaja. Por çmimet e ushqimeve që po rriten në mënyrë katastrofike kanë sjellë tashmë luftën në shtëpitë e miliona familjeve afrikane”, theksoi Zelenski.

Kryetari i komisionit të AU nënvizoi se kishte një nevojë urgjente për dialog për të rivendosur stabilitetin global.

Vendet perëndimore i kanë kërkuar Rusisë të lirojë rezervat e mëdha të drithit në Ukrainë. Bllokada ka rritur çmimet e ushqimeve.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë