Friday, November 22, 2024

A do ta sfidojë Berishën për kreun e PD-së? Ja si përgjigjet Topalli

Ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli deklaroi se “Foltorja” e ish kryeministrit Sali Berisha është lëvizja më e madhe politike në 30 vitet e fundit. E ftuar në Klan News, Topalli shprehu gatishmerinë për të kontribuar për reformimin e PD pa Lulzim Bashën.

Jozefina Topalli:“Në fakt I kam paraprirë ‘Foltores’ me të gjitha qëndrimet gjatë 10 viteve të fundit. Në njëfarë mënyre kemi mbjellë bashkë me kolegët e tjerë, tharmin e asaj që është shpalosur sot në atë që quhet “Foltore”, por që është një lëvizje politike e domosdoshme”.

Topalli u rikujtoi demokratëve se që në muajin Maj Berisha e kishte bërë të qartë ambicien e tij për të konkurruar për poste drejtuese brenda kornizës kushtetuese të vendit.

Jozefina Topalli: “Është një reagim, një energji, një pozitivitet, një zgjim I jashtëzakonshëm që mund të bëjnë të mundur që duke larguar Lulzim Bashën të largojmë Edi Ramën sepse vendi jonë është në një moment të vërtetë kritik dhe ka nevojë për një lidership të ri”.

Topalli deklaroi se nuk synon që të kandidojë përballë Berishës dhe as kishte menduar postin e kryetares së shtetit, pasi Meta të largohet nga detyra. Për ish-nënkryetaren demokrate ka rëndësi rithemelimi i PD, rikthimi tek vlerat e qendrës së djathtë duke angazhuar njerëz me standarde të larta.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë