Friday, November 22, 2024

A do prangoset edhe “b*le hekuri” Erjon Veliaj për aferën e landfillit të Tiranës?

Përveç treshes Klodian Zoto, Stela Gugallja e Mirel Mërtiri në kërkim dhe Lefter Kokës në qeli, doli urdhër arresti dhe për deputetin Alqi Bllako e u prangosen shumë zyrtarë koncesionesh e dy administratorë të landfilleve Tiranë-Fier.

Ashtu si në listën e prangave të 14 dhjetorit 2021, SPAK-u nuk e futi kryebashkiakun Erjon Veliaj, as në këtë listë arrestimesh, duke krijuar irritim te qytetarët dhe perceptim deri në bindje, se kjo strukturë nuk guxon të ngjitet te “kubeja” e pushtetit.

Sepse Alqi Bllako, Abeshi dhe zyrtarët Kondi, Cenameri, Murati, Muçaj etj., pavarësisht posteve, nuk janë “kubeja” e aferës korruptive me plehrat, por vetëm firmosësit dhe të joshurit me nga “1 dorë” milionash e udhëtime qejfi jashtë Shqipërisë.

Këtë herë, në krye të listës së prangave duhej të ishte kryebashkiaku Erjon Veliaj, strumbullari që ka realizuar procedurat false, preventivet fiktivë për kostot dhe sasinë e mbetjeve që depozitohen në landfillin e Sharrës, duke trefishuar vlerën e kontratës.

Është vërtetuar tashmë, se Veliaj ka dhënë miratimin për  landfillin e Tiranës, pa marrë më parë miratimin e Këshillit Bashkiak për ndërtimin dhe koston e tij. Vetë ka caktuar koston e 1 ton/mbetje, çeljen e fondit 99 milionë Euro, firmosjet në emër të 4 bashkive të tjera dhe nënshkrimin e kontratës.

Në dosjet e SPAK, ka fakte që tregojnë se në mënyrë të ndërmjetme, Erjon Veliaj ka marrë ryshfet nga Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, por për të mund të flasë ndonjë prej treshes që janë në arrati e atyre që janë në qeli, pse jo edhe Alqi Bllako që do prangoset shumë shpejt.

Nuk mund të thuhet se nuk ka prova, mbasi dokumentet zyrtare që krye-bashkiaku Veliaj, ka firmosur e vulosur në shkelje flagrante të ligjit bashkë me grupin e plehrave Rama-Agaçi në kryeminstri e 3 ministri, klasifikohen vepra penale: “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë, ose i të zgjedhurve vendorë” etj.

Patjetër që shefi i SPAK dhe prokurori Dritan Prençi i dosjes “Landfilli i Tiranës”, ka parë që bashkë me Alqi Bllakon e Lefter Kokën është dhe kryebashkiaku Erjon Veliaj, sepse të tre sëbashku i kanë fimosur dokumentet e paligjshme e shumë letra false për këtë landfill.

Prandaj, qytetarët që presin drejtësi nga SPAK vazhdojnë pyesin, se përse kryexhambazi Erjon Veliaj, u la jashtë listës së prangave edhe këtë herë, megjithëse është faktuar si koka e kësaj afere,  madje nuk është marrë as në pyetje nga prokurori i çështjes.

Ndërsa SPAK, që vjen rrotull “kubesë” së pushtetit duke arrestuar “cironka e bedelë”, duhet të sqarojë përse “b*le hekuri” Erjon Veliaj nuk po çohet në qeli, të paktën për aferën e plehrave.

Sepse të gjithë “çakejt” që janë futur në kafazin drejtësisë e ata që janë ende të lirë, që nga Zoto, Mëritiri, Koka, kunati Sandër Frangajt, dhëndri Ritvan Bodes, Bllako e deri te babai i Bllakos me 10 milion lekë pagë mujore, kanë “shqyer” e kanë ndarë miliardat që kryebashkiaku Erjon Veliaj ua ka dhënë me procedura e letra false.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë