Friday, November 22, 2024

Publikohet video e vrasjes së kryekamarierit në Elbasan, gjithçka ndodhi në 71 sekonda

Debati mes kryekamarierit Gazment Kurmaku dhe klientit 33 vjeçar Erjon Llapshi, para se ky i fundit ta qëllonte me grusht në kokë duke e lënë në vdekje klinike, ka ndodhur në 71 sekonda.

Në pamjet e siguruara nga ”ABC News”, shfaqen dy persona të ulur në një tavolinë prej 4 personash. Ky që shihni është Erjon Llapushi, përballë shoku i tij.

Pak sekonda pasi dy të rinjtë janë ulur në tavolinë, në lokalin e një kompleksi në Labinot, në dalje të Elbasanit, u shkon kryekamarieri, Gazment Kurmaku. Ky i fundit u kërkon të lëvizin nga kjo tavolinë, pasi është e rezervuar për 4 persona. Ai u thotë të dalin në një tjetër ambient ku mund të qëndronin vetëm 2 persona.

Por kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer 33 vjeçarit. Pas 27 sekondash, Erjon Llapushi çohet dhe i vendos dorën në qafë kryekamarierit dhe pas sekonda më vonë merr nga tavolina thikën. Ai refuzon të lëvizë prej tavolinës.

Kryekamarieri Gazment Kurmaku largohet por debati ka vijuar me ofendime në distancë. Pikërisht në këtë moment, Erjon Llapushi nga Pogradeci çohet nga tavolina dhe e qëllon atë me grusht në kokë. 50 vjeçari ra duke përplasur kokën me një pjesë betoni duke përfunduar në gjendje kome.

Erjon Llapushi ende nuk është kapur, ndërsa në kërkim është shpallur edhe shoku i tij, me akuzën e përkrahjes së autorit të krimit. Llapushi është emër shumë i njohur për drejtësinë shqiptare, i dënuar rregullisht që nga viti 2007, ndërsa për mikun e tij nuk ka ende asnjë informacion.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë