Friday, November 22, 2024

Mbështetësit e Berishës hyjnë në selinë e Partisë Demokratike

Mbështetësit e ish-Kryeministrit Sali Berisha kanë hyrë brenda selisë së Partisë Demokratike, duke rrëzuar dyert e mbyllura të godinës së Partisë Demokratike.

Ata kanë thyer edhe një prej xhamave të dyerve, ndërsa kaosi ka përfshirë katin e parë të kësaj godine.

Aktualisht kreu i PD-së Lulzim Basha ndodhet në seli, ku po zhvillon një mbledhje me Kolegjin e PD-së.

“O Sali, o hero, ty Shqipëria të do!” dëgjohet teksa bërtasin në kor protestuesit. Kujtojmë se protesta u thirr nga Berisha dhe nga grupi i Rithemelimit të PD-së, ndërsa ishte parashikuar që të niste në orën 12:00.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë