Friday, November 22, 2024

Mbape jo i bindur për t’u tranferuar në Madrid, ja arsyeja

Kilië Mbape është gati të firmosë për Realin e Madridit, duke nisur që nga sezoni i ardhshëm, por paraprakisht ai i ka vënë një kusht themelor klubit madrilen. Ai kërkon që në krye të ekipit të jetë tekniku gjerman i Liverpulit, Jurgen Klop.

Ka qenë gazeta britanike “Daily Express” që ka bërë me dije se sulmuesi francez është i predispozuar për t’iu bashkuar Realit, por ai nuk ka ndërmend të punojë me trajnerin Karlo Ançeloti. Pavarësisht se tekniku italian po bën një punë mjaft të mirë me Realin, kjo nuk është e mjaftueshme për francezin e PSG-së që t’i bashkohet klubit “mbretëror”. ai preferon një trajner të ri dhe me një stil loje shumë më ndryshe dhe ai që plotëson kushtet është tekniku i Liverpulit, Jurgen Klop.

Në fakt, gjatë merkatos është folur shumë edhe për një interesim të Liverpulit për Kilië Mbapenë. Por sulmuesi francez e ka bërë të qartë se pavarësisht dëshirës së tij për të punuar me Klopin ai nuk ka ndërmend ta ndjekë teknikun gjerman te Liverpuli. Përkundrazi, ai dëshiron të punojë me gjermanin, por nëse ky i fundit do të jetë trajneri i ri i Realit të Madridit.

Reali i Madridit bëri gjithçka në verë për të marrë Mbapenë nga Paris SGja, por pa mundur, pavarësisht se në tavolinën e drejtuesve të Parisit ishin plot 200 milionë euro. Me sa duket, Reali e ka shtyrë për në janar firmën me sulmuesin francez. Por pa plotësuar tekat e tij, që kanë të bëjnë me stolin e Realit.

Mediat spanjolle kanë bërë me dije se në Madrid e kanë hedhur poshtë një gjë të tillë, por si gjithnjë klubi spanjoll është treguar tepër diplomatik në reagimin e tij.

Natyrisht nuk flasim për qëndrim zyrtar, por sipas “Defensa Central”, burime nga klubi i Realit kanë bërë me dije se në adresë të tyre nuk ka ardhur asnjë kërkesë nga Mbapenë, për preferencat e tij për trajnerin e “Los Blancos”. “E gjithë kjo është një sajesë. Mbape nuk është nga ata lojtarë që vjen për të vënë kushte në Madrid”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë