Presidenti Zelenski ka përsëritur pretendimin e tij se Rusia po kryen gjenocid në Ukrainë, diçka për të cilën “pushtuesit patjetër do të sillen para drejtësisë”, thotë ai.
Zelenski tha se sulmet ndaj infrastrukturës civile ishin një përpjekje e qëllimshme dhe kriminale për të vrarë sa më shumë ukrainas.
Rusia më parë ka mohuar ashpër sulme të tilla, shkruan BBC.
Sipas presidentit, jeta ishte bërë “ferr” në rajonin lindor të Donbasit, i cili ishte “shkatërruar plotësisht”.
Ai përshëndeti gjithashtu gjyqin e parë të konfliktit për krime lufte, në të cilin një ushtar rus u deklarua fajtor për vrasjen e një civili të paarmatosur.