Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski i është drejtuar online Samitit të NATO-s këtë të mërkurë, punimet e të cilit po mbahen në kryeqytetin e Spanjës, Madrid.
Gjatë fjalës së tij, Zelenski ka paralajmëruar aleancën ushtarake të NATO-s, se lufta e Rusisë nuk do të përfundojë me Ukrainën, shkruan BBC.
“Kjo nuk është një luftë që po bën Rusia vetëm kundër Ukrainës. Kjo është një luftë për të drejtën për të diktuar kushtet në Evropë, për atë se si do të jetë rendi i ardhshëm botëror”, theksoi ai.
Sipas Zelenskit, Ukraina ka nevojë për më shumë armë moderne dhe mbështetje financiare për t’u mbrojtur kundër Rusisë.
Ndërsa, presidenti amerikan, Joe Biden nënvizoi në Samit se Shtetet e Bashkuara do të rrisin forcat e tyre ushtarake në Evropë për shkak të kërcënimeve nga Moska.